Delegacioni i MFSK/FSK-së në Pentagon,diskutohet mandati i ri i FSK=së

Loading...

Zëvendësministri për FSK-në, Burim Ramadani dhe zëvendës ndihmësja e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes,  Laura Cooper, kanë bashkë-kryesuar mbledhjen e Grupit Punues për Politika të Sigurisë SHBA-Kosovë, të mbajtur në Pentagon.

Sipas kumtesës për media, gjatë takimit të Grupit të përbashkët, janë diskutuar dhe vendosur orientimet strategjike në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes në marrëdhëniet bilaterale midis Kosovës dhe SHBA-ve.

Po ashtu, janë diskutuar çështjet e detajuara mbi angazhimet e përbashkëta në mbështetjen amerikane për Ministrinë e ardhshme të Mbrojtjes, me theks të veçantë për FSK-në në mandatin dhe detyrat e reja ushtarake dhe të mbrojtjes.

Nga pala kosovare, në takim kanë marrë pjesë edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ambasadorja Vlora Çitaku dhe delegacioni profesional.

Të dy delegacionet kanë prezantuar synimet dhe planet për punën e përbashkët, në vitin në vijim, sikurse janë dakorduar për një varg aktivitetesh mbështetëse për FSK-në, anëtarësimin në iniciativat rajonale, si dhe angazhimet në misione ndërkombëtare.

Në takimin e mbajtur në Ëashington është prezantuar rruga përpara gjatë tranzicionit të FSK-së pas miratimit të ligjeve në Kuvendin e Kosovës.

Bashkë-kryesuesit Ramadani dhe Cooper kanë vlerësuar lart përgatitjet e bëra nga të dy delegacionet për bashkëpunimin bilateral dhe theksuan thellimin e partneritetit në siguri e mbrojtje Kosovë-SHBA.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close