Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

“Eko park” është inauguruar në Gjakovë

/ATSH/ – Një ndër kompanitë më të mëdha në rajon për energji diellore “Eko park” është inauguruar në Gjakovë.

Projekti i investuar nga Gjermania është vlerësuar lart nga kryetari komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Gjini tha se një park i tillë jo vetëm që është i qëlluar për kompaninë, por është i qëlluar për të gjithë, si dhe Kosova do të ketë më shumë energji të pastër.

Ai shpreson që të ketë më shumë investime të tilla.

Nga klubi i prodhuesve të Kosovës Astrit Panxha, tha se ky është një investim jashtë zakonisht i rëndësishëm që e bën Kosovën me parkun më të madh në rajon për energji të pastër.

“Është një investim i qëlluar në Kosovë dhe sot ngjyra e Gjakovës është ngjyra e gjelbër”, tha Panxha.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë në Tiranë, Nikolin Jaka me këtë rast tha se ky investim tashmë është një model në vepër jo në deklarata.

“Të gjithë sipërmarrjet shqiptare duhet të bëjnë investime inovative që kërkohen edhe me standarde europiane”, tha Jaka.

Georg Sterner – Solea AG ka vlerësuar lart këtë projekt, duke shtuar se Kosova dhe qytetarët e saj meritojnë një energji të pastër që është edhe strategji e BE.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close