Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Galaxy A9, smartfoni i ri nga Samsung me katër kamera

ATSH/ Samsung laçoi zyrtarisht ditë e djeshme modelin me të ri, atë të Samsung Galaxy A9 i cili ka katër kamera. Samsung konkurroi fuqishëm me rivalët e saj, Huawei e LG, të cilët lançuan smartfonë me tri kamera. Modeli i ri i gjigantit korean, Samsung Galaxy A9 u shfaq me katër lente: një 8-megapixel, lente me kënd të gjerë 120-shkallë; një lente telefoto 10 megapiksel me zmadhim optik 2x; një lente kryesore 24 megapiksel; dhe një aparat fotografik me thellësi prej 5 megapikselësh.

“Ne jemi të vetëdijshëm për nevojën për risi të rëndësishme në një botë me zhvillim të shpejtë e drejtuar nga komunikimi pamor, – tha DJ Koh, kryetar dhe CEO i IT & Mobile Communications Divizioni në Samsung Electronics, – në sajë të përvojës sonë në zhvillimin e kamerave për smartphonët, ne i jemi futur teknologjive të reja të gjenerimit në të gjithë portofolin Galaxy”.

Ndër karakteristikat të tjera teknike mund të përmendim, ekranin Super AMOLED Full HD + 6.3 inç, 6GB RAM, procesor Octa Core dhe 128 GB memorie të brendshme Expandable deri në 512 GB. dhe një bateri prej 3.720 mAh.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close