Gjendet Vula e lashtë që daton rreth 9 000 vjet

Loading...

ATSH-AA/ – Vula e lashtë që daton rreth 9 000 vjet më parë është zbuluar në një kodrinë në qytetin jugor dhe bregdetar të Mersinit në Turqi.

Vula që i përket viteve 7 000 para erës sonë u zbulua në Jumuktepe Hojuk, vend që ndodhet katër kilometra në perëndim të qendrës së qytetit Mersin.

Gjatë gërmimeve prej dy muajsh e gjysmë në kodrinë, ekipi prej 25 personash i kryesuar nga një profesoreshë e arkeologjisë në Universitetin e Leçes në Itali, Isabella Caneva, zbuloi një majë të shigjetës që i përkiste epokës neolitike, si dhe disa gurë të vegjël.

“Ne zbuluam një vulë të lashtë 9 000 vite më parë. Vula është pronë private. Ka modele gjeometrike në të”, shpjegoi Caneva.

Ajo shtoi se ekipi mori informacione të çmuara dhe të dobishme për historinë e rajonit gjatë këtyre gërmimeve.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close