Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

“Kcimet e Tropojës në UNESCO”

ATSH- I. Vata/ – “Tashmë kërcimi tropojan, është kthyer në pasuri kombëtare dhe shpresojmë që të shpallet pasuri botërore e UNESCO-s”, u shpreh Presidenti Ilir Meta i cili mori pjesë në veprimtarinë kulturore “Kcimet e Tropojës në UNESCO”.

“Shumë nga thesaret e trashëgimisë kulturore artistike të Tropojës duhet të promovohen nga institucionet tona më shumë e më mirë, nga ato lokale e deri shtetërore për të synuar që të bëhen pjesë e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s” tha presidenti.

Më tej, Presidenti Meta i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj Ambasadori i Japonisë Makoto Ito, zonja Mariana Graff, deputetë, përuroi edhe qendër sociale në qytetin e Bajram Currit, që do të strehojë 15 familje të pastreha dhe në kushte të vështira ekonomike, gjashtë prej të cilave i përkasin komunitetit rom.

Në fjalë e tij, Presidenti Meta vlerëson lartë vlerat kombëtare të Tropojës, ku shprehet se “Tropojanët u gjenden dhe kontribuuan në Lidhjen e Prizrenit, në Lidhjen e Pejës, në Lidhjen e Junikut, në Kuvendin e Vlorës, në Konferencën e Bujanit”.

Po ashtu, presidenti vlerëson kontributin e Azem Hajdarit, udhëheqësit të “Lëvizjes Studentore”. “Nuk duhet të harrojmë se dy udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes Demokratike si Azem Hajdari, ashtu edhe Sali Berisha ishin nga Tropoja. Po jo vetëm ata, edhe shumë të rinj të tjerë, edhe shumë personalitete të tjera, intelektualë si Besnik Mustafaj e shumë të tjerë, ishin pikërisht nga Tropoja” tha ai.

Duke folur për vlerat turistike të Tropojës, Meta tha se “Tropoja po shndërrohet në një zonë turistike të mrekullueshme dita-ditës. Është me rëndësi vizioni që do keni të gjithë për këtë industri të tillë të madhe dhe komplekse. Çdo zonë turistike në botë, por edhe Shqipëria vetë zhvillohet mbi specifikat e veta. Për trevën e Tropojës është specifike në mënyrë të veçantë që ajo t’i mbajë të bashkuara të të pandara tre vlera: natyrën, agro-turizmin dhe folklorin”.

Në fund, Presidenti i Meta vlerësoi disa personalitete të spikatura  të artit, kulturës dhe gazetarisë, të zonës së Tropojës, zotin Islam Lauka;  Ndue Smail Ukcamaj,  Skënder Zeqir Dezhlani, Murat Ali Hajdarit (pas vdekjes), zotit Skënder Ram Haklaj si dhe Xhevahire Elez Gashit (pas vdekjes).

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close