Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Kryeministri Rama :Vitin e ardhshëm të kemi hotel me 5 yje në Valbonë

ATSH- I. Vata/ – Kryeministri Edi Rama tha se do të ketë investime të rëndësishme për sa i përket turizmit, jo vetëm në Kukës por dhe në Tropojë, duke bërë të mundur që vitin e ardhshëm të kemi hotel me 5 yje edhe në veri të vendit.

Kryeministri premtoi investime të rëndësishme në Kukës dhe Tropojë, pas mbledhjes së Qeverisë mbajtur në Kukës.

“Të gjithë emigrantët që do dëshirojnë të investojnë në transformimin e shtëpive në bujtina apo në agro-turizëm mund të mendojnë se pa shumë vështirësi pas  4-5 viteve të ardhshme do të kemi transformim të rëndësishme në të gjithë zonën jo vetëm në Kukës por dhe në zonën e Tropojës dhe në pjesën e lejueshme  për ndërtim në të gjithë grykën e Valbonës”, tha Rama.

Po ashtu Rama theksoi se do të rindërtohet qendra turistike e Valbonës ku ka marrë jetë një nga projektet e iniciativës për të çuar 5 yjet edhe në zonat malore të veriut të Shqipërisë. “Besoj  se vitin e ardhshëm do kemi hotelin e parë më pesë yje edhe në zonën e Valbonës”, tha Rama.

Kryeministri Rama deklaroi se do ketë mbështetje për fermerët e zonës dhe familjet në zonat rurale.

“Po ashtu jemi të përgatitur të mbështesim fuqishëm të gjithë fermerët e kësaj zone apo familjet që jetojnë në zonat rurale jo vetëm me agro-turizëm por edhe elementë të tjerë të prodhimit drejt agropërpunimit pasi kemi tani më në dispozicion skemën e financimeve europiane, që mundëson që të kemi vitin e ardhshëm volumin më të madh të investimeve të mundshme për bujqësinë”, tha kryeministri.

Loading...
Advertisements
You might also like

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close