“Luleborë”, festivali i muzikës qytetare shkodrane

Loading...

ATSH/- Festivali i kangës qytetare shkodrane “Luleborë”, për të tretin vit radhazi do të mbledhë më 26-27 tetor poetë, muzikantë e këngëtarë.

Përmes organizimit të këtij aktiviteti, Bashkia Shkodër synon pasurimin e repertorit të muzikës qytetare, afrimin dhe aktivizimin e brezave të rinj me muzikën qytetare, si dhe rikthimin e vlerave të traditës.

Festivali “Luleborë”, që po zhvillohet për tre vite me radhë ka si qëllim të risjellë tek publiku këngën qytetare me motive shkodrane, duke i dhënë një dimension të ri asaj, duke nxitur profesionalizmin dhe nivelin e lartë artistik, përmes interpretimit “live” të çdo elementi të këtij festivali.

Udhëheqës artistikë i festivalit është Roland Guli, Ilir Zoga, dirigjent Jetmir Barbullushi, Kujtim Alia , Ilir Zoga, skenografia Adnan Kastrati, skenari Ermira Alija, moderatore Rudina Dembacaj.

Artistët e mrekullueshëm shkodranë përmes tingujve të mrekullueshëm të këngës qytetare do të sjellin këngët më të bukura për publikun.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close