Maqedoni-Një vit gjysmë nga ndërrimi i pushtetit, nuk ka asnjë ndryshim sa i përket gjendjes së mediave.

Loading...

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani, thotë se edhe një vit gjysmë nga ndërrimi i pushtetit, nuk ka asnjë ndryshim sa i përket gjendjes së mediave. Ai thotë se në opinion ka ndryshuar vetëm se përshtypja se gjoja kemi media të lira, por në fakt sipas tij, gjendja mbetet e njëjtë pasi të njëjtat media që i shërbenin pushtetit të kaluar, tani me zell janë vënë në shërbim të pushtetit të tanishëm, siç shprehet ai.

Selmani thotë se sikur qeveria e kaluar ashtu edhe kjo e tanishmja heziton të miratoj ndryshimet në Ligjin për media dhe transmetuesin publik, më të cilat synohet të vihet rregull në hapësirën mediatike në Maqedoni.

“Ne nuk themi se me këto ligje do të përfundojnë reformat në media, por këto ndryshime minimale do të krijojnë një ambient që mediat të punojnë në mënyrë të pavarur dhe të papenguar. Por, si duket edhe këto ndryshime nuk u pëlqejnë partive në pushtet. Arsyetohen se pengesat bëhen nga opozita, por sikur të kenë vullnet edhe këto ligje mund t’i miratojnë sikur edhe shumë të tjera që i miratojnë në procedurë të shpejtuar, megjithatë është e qartë se nuk janë të sinqertë në deklarimet e tyre”, thotë Selmani.

Propozim-ligjet që janë në procedurë kanë të bëjnë me zgjedhjen e anëtarëve të agjencisë së mediave, punën e transmetuesit publik, respektivisht rritjen e pavarësisë, prodhimin vendor në televizionet komerciale, reklamat, punën e operatorëve kabllor, e çështje tjera.

Sa i përket mediave online apo portaleve, në opinion ka pasur debate nëse duhet ose jo të ketë ligj të veçantë për punën e tyre, por kreu i SHGM-së, Naser Selmani miratimin e një ligji të tillë e sheh vetëm si tendencë për të kontrolluar edhe punën e tyre.

“Problemi nuk qëndron në mungesën e ligjit, por në mos zbatimin e ligjeve që janë në fuqi, siç janë kodi penal, ligji për shpifje, ligji për të drejtat autoriale, ligji i privatësisë. Sikur këto ligje të zbatohet e që vlejnë për të gjithë pa përjashtim, qofshin persona fizik, apo subjekte tjera si portale apo organizata tjera, nuk do të kishte asnjë problem në funksionimin normal dhe në mënyrë profesionale edhe të mediave online”, thotë Selmani.

Për nevojat miratimit të reformave flet edhe Isen Saliu, njohës i çështjeve të komunikimit dhe përfaqësues i gazetës “Lajm”. Ai thotë se përveç reformave duhet të ndryshojë edhe mentaliteti i partive politike të cilët synim parësor kanë kontrollin e punës së mediave.

“Reformat jo vetëm që nuk kanë filluar, por nuk ka filluar as reformimi i mentalitetit të disa subjekteve që janë pjesë e qeverisë, e që ishin edhe pjesë e qeverisë së kaluar. Ndoshta edhe prezenca e tyre në pushtetin aktual është pengesë për fillimin e një reforme të mirëfilltë në media. Por sipas meje nuk duhet të ketë asnjë arsyetim kur kemi parasysh se sa e rëndësishme apo se sa kusht i rëndësishëm është reformimi i medias për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian”, thotë Saliu.

Por, ndryshe nga Saliu dhe kreu i SHGM-së, qeveria mburret me punën që ka bërë siç thotë në drejtim të ngritjes së profesionalizmit dhe lirisë së mediave në Maqedoni.

“Ne mund të konstatojmë se periudhën e fundit prej një vit e gjysmë mediat tek qeveria mund të shohim partnerin e tyre në realizimin e të drejtave të tyre, lirisë së shprehjes dhe gjithçka tjerë që ka të bëjë me profesionin e gazetarit. Një nga themelet mbi të cilat është ngrit kjo qeveria është transparenca dhe llogaridhënie, si një nga armiqtë më të mëdhenj të lajmeve të rreme”.

“Që në fillim të punën sa saj qeveria ka hequr reklamat saj nga mediat me qëllim që të mos ndikoj në ndonjë formë në punën e tyre. Financimi i pavarur është kyç për punën e tyre profesionale. Kemi ndërmarrë edhe masa tjera ndërsa do të respektoj dhe zbatoj të gjitha praktikat pozitive evropiane dhe do të bëjë gjithçka për të garantuar standardet më të larta demokratikë në fushën e medias”, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, por pa saktësuar vonesat në miratimin e ligjeve për mediat në Kuvend.

Reformat në media janë kërkuar në vazhdimësi nga Bashkimi Evropian, si një ndër kushtet për integrimin e vendit në institucionet euroatlantike. Maqedonia në të gjitha raportet e organizatave ndërkombëtare është radhitur në grupet e shteteve me liri të kufizuar. Periudhën para formimit të qeverisë aktuale, ndaj mediave janë kryer presione të shumta ndërsa në disa raste gazetarët edhe janë arrestuar. Një prej tyre ishte dënuar me 4.5 vjet burg ndërsa një tjetër ka humbur jetën në rrethana misterioze./REL

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close