Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

MEGJITHATË, MAQEDONIA DO TË SHKOJË NË ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE

Fillimi i procedurës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, sipas Marrëveshjes së Prespës, të cilat pritet të votohen nga Parlamenti i Maqedonisë ditën e hënë, nuk do të përfundojë me sukses të plotë për shkak të mosvotimit nga deputetët e partive opozitare, sidomos të OBRM-PDUKM-së, por kjo procedurë do t’i sjell pushtetit aktual favore dhe dobi të tjera, të drejtpërdrejta dhe anësore, edhe atë:

1. Pushteti aktual përpiqet të dëshmojë se është i përkushtuar për reforma, i mban premtimet ndaj faktorit ndërkombëtar dhe ndaj palëve nënshkruese të marrëveshjeve me shtetet fqinje, sidomos për miratimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit kushtetues të shtetit;

2. Të dëshmojë për shkëputjen e tij nga e kaluara jugosllave, emri i mëparshëm i shtetit, i njohur ndërkombëtarisht si Ish Republika jugosllave e Maqedonisë;

3. Përpiqet t’i zbatojë të gjitha procedurat e parapara sipas Marrëveshjes së Prespës dhe procedurave të parara sipas Kushtetutës aktuale dhe ligjeve në fuqi, pa bërë shkeljen e tyre, të cilat mund t’i konstatojë Gjykata Kushtetues e vendin dhe eventualisht t’i shfuqizojë ato në të ardhmen, nëse do ketë shkelje eventuale të këtyre proceduarave;

4. Konsideron që procedurat e rregullta janë më të dobishme se epilogu i votimit të ndryshimeve kushtetuese në këtë fazë të miratimit dhe zbatimit të Marrëveshjes së Prespës;

5. Pavarisisht nga rezultati i votimit, nëse nuk sigurohen 2/3 e votave të deputetëve për miratimin e këtyre ndryshimeve, do të konsiderohet se ato janë në procedurë për miratim, e që me fajin e opozitës nuk janë miratuar sipas dinamikës dhe afateve të parapara me Marrëveshjen e Prespës;

6. Partitë politike, deputetët e së cilave nuk do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese, siç nuk i kanë mbështetut por i kanë kundërshtuar dhe penguar edhe Marrëveshjen e Prespës dhe ndryshimin e emrit të ri të shtetit. Me këtë sjellje destruktive dhe të papërgjegjshme ato do të marrin përgjegjësinë për pengimin e këtyre proceseve dhe si të tilla do të përballen me dënim nga opionioni i brendshëm dhe ndërkombëtar, sigurisht edhe me sanksione nga faktori ndërkombëtar;

7. Me këtë, pushteti aktual do të krijojë kushte dhe favore të mëdha për vetveten dhe aleatët e tij që të shkojnë më të sigurt në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat në këto rrethana janë të pashmangshme, me qëllim të sigurimit të shumicës së nevojshme parlamentere.

Në këtë fazë të ndryshimeve të mëdha në vend, partitë parlamentare të shqiptarëve nuk duhet të jenë pasive, përkundrazi janë të detyruara që përkrah interesave të shtetit të kujdesen maksimalisht edhe për sigurimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve./Abdulla Mehmeti

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close