Në 139-vjetorin e shoqërisë të Shtypurit Shkronja Shqip

Loading...

ATSH/ Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip në Stamboll është një shoqëri patriotike, kulturore, arsimore e themeluar më 12 Tetor 1879 me nismën e “Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare”.

Në krye të saj u zgjodh Sami Frashëri. Këshilli qendror përbëhej nga nga Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Koto Hoxhi, Zija Prishtina, Hoxha Tahsini etj. Kjo shoqëri njihet edhe me emrat “Shoqëri e Stambollit” dhe “Shoqëri e Shkronjëzave”. Platforma e kësaj Shoqërie u përcaktua në statutin themeltar (Kanonizmën), të cilin e nënshkruan 28 përfaqësues të shtresave e besimeve të ndryshme nga gjithë Shqipëria.

Qëllimi kryesor ishte: “Të mësuarit e të ndriturit të kombit tonë”, “të ngjallurit e gjuhës shqip e të bashkuarit e dialekteve të saj” (Sami Frashëri). Ajo shtronte para vetes detyra me karakter kombëtar, si: lëvrimin e gjuhës shqipe dhe krijimin e gjuhës letrare, zhvillimin e letërsisë kombëtare, çeljen e shkollave shqipe, ngritjen e një shtypshkronje, botimin e librave (kryesisht teksteve shkollore) dhe të një organi periodik, veprimtarinë kundër prapambetjes ekonomike e sociale etj.

Për realizimin e platformës së saj, Shoqëria themeloi degë, sidomos në kolonitë shqiptare, miratoi alfabetin e përbashkët të gjuhës shqipe të paraqitur nga Sami Frashëri, i cili quhet edhe “Alfabeti i Stambollit”, botoi “Alfabetaren e gjuhës shqip”.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close