Modern technology gives us many things.

Në lidhje me gjarjen në Bularat,nga MEPJ të Shqipërisë thirret ambasadorja e Greqisë në Tiranë

Loading...

ATSH/ Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani u thirr sot në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme për ngjarjen e ndodhur në Bularat, Gjirokastër.

Në një njoftim për shtyp të MEPJ-së thuhet se ambasadores iu komunikua pozicioni i qartë i autoriteteve shqiptare lidhur me çështjen në fjalë.

“Ambasadores iu theksua se ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria shqiptare. Ky institucion është autoriteti i vetëm që në bazë të kushtetutës dhe legjislacionit penal shqiptar kryen hetim të pavarur për çdo vepër penale që ndodh në territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme përsëriti thirrjen për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të kësaj çështje, duke siguruar se, “Shqipëria është vend i sigurt e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke”.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close