Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Në Minsk (Bellorusi) ,presidenti Thaçi bisedoi me kryeministren e Serbisë,Brnabiq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bisedoi të mërkurën me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, në margjina të një konference për sigurinë në Minsk të Bjellorusisë, raporton agjencia serbe e lajmeve Beta, duke u thirrur në mediat bjelloruse.

Sipas burimit të njëjtë, Bërnabiq tha se është biseduar për përparimin në dialogun Beogard-Prishtinë dhe se ajo ka shfaqur shpresën se do të arrihet deri te një marrëveshje, që do të çojë në një stabilitet më të madh të rajonit.

Ministri i Jashtëm bjellorus, Vladimir Makej, u tha gazetarëve se Bërnabiq dhe Thaçi, gjatë takimit në Minsk, disa herë i kanë përdorur fjalët dialog dhe kompromis.

“Edhe ky takim është i rëndësishëm. Palët shprehin gatishmëri për dialog. Dhe, dialogu, sipas qëndrimit të Bjellorusisë, është mënyra e vetme për zgjidhjen e të gjitha problemeve”, tha shefi i diplomacisë bjelloruse./REL

Loading...
Advertisements
You might also like

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close