Në veri të Mitrovicës plagoset një polic

Loading...

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmë pas mesnatës në një kafiteri në veri të Mitrovicës, me ç’rast një person ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital, ndërsa fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti, shkruan Indeksonline.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 03:15 në kafenenë ‘Gradska kafana Centar’ në veri të Mitrovicës.

“Dyshohet se pas një zënke të çastit ka ardhur deri te një konflikt mes pronarit të kafenesë, i cili  njëherësh është edhe pjesëtar i policisë, por që ka qenë jashtë detyrës zyrtare, si dhe autorit të këtij incidenti. I dyshuari është i njohur për policinë dhe është në kërkim, derisa policia është duke zhvilluar të gjitha hetimet në zbardhjen e plotë të rastit”, ka thënë Hoti.

Mësohet, transmeton Indeksonline, se i plagosuri i cili ka marrë dy plumba në trup është Predrag Bogosavljeviq, pronar i lokalit, ndërsa autor i incidentit, Dushan Sllaviq, i njohur me nofkën ‘Dulle’.RTKLive

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close