Advertisements

Nis ndërtimi i stadiumit në Zhur

Loading...

ATSH/ – Në Zhur të Prizrenit është vënë guri i themelit për ndërtimin e stadiumit, i cili do të kushtojë rreth 700 mijë euro dhe pritet t’i plotësojë standardet e vëna nga UEFA.

Financimi i këtij projekti është bërë nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me komunën e Prizrenit dhe pritet të përfundojë brenda dy viteve.

Në vënie të gurthemelit mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili tha se ky investim është shumë i rëndësishëm për banorët e zonës së Zhurit.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme, një ditë historike për këtë lokalitet, sepse po vendosim gurthemelin e stadiumit të Zhurit. Është projekt që financohet një pjesë të madhe nga ministria e Kulturës dhe me një participim nga komuna e Prizrenit, më qëllim që edhe Zhurit edhe këtyre fshatrave përreth t’ia ngrisim infrastrukturën sportive. Edhe ky projekt është në kuadër të projekteve që po investon Ministria gjithandej Kosovës që klubeve tona t’i ofrojmë kushte më të mira… Ky projekt i cili kap shumën rreth 700 mijë euro do të investohet bashkërisht nga Ministria dhe Komuna. Besoj që vitin 2019 do të jetë i gatshëm për zhvillim të lojërave, po në të njëjtën kohë edhe për përgatitje”, u shpreh ministri.

Gashi premtoi se nuk do të jete ky projekti i vetëm, por që me prioritet do të trajtojnë kërkesat e kësaj rrethine.

Edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, është shprehur se ky investim është shumë i rëndësishëm për banorët e komunës që ai e drejton. Ai bëri të ditur se stadiumi do të ketë rreth 2 mijë e 500 ulëse.

Gjithashtu ai tha se ky stadium do të ofrojë mundësi që përmes trajnimeve të zbulohen talentë të ri të kësaj komune. Stadiumi i Zhurit u tha se do t’i plotësoj standardet sipas shkallës së dytë të UEFA-së. Periudha për ndërtimin e këtij stadiumit është 322 ditë pune.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close