Modern technology gives us many things.

POLITIKA QË E HAN TURPIN ME BUKË NUK DUHET TË IDENTIFIKOHET ME INTERESIN KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI!

Loading...

Abdulla Mehmeti


Me asnjë çmim nuk do të tolerojnë shqiptarët në Maqedoni që çfarëdo hamshori të kalërojë mbi identitetin kombëtar, autoktoninë, të drejtën historike dhe shtetformuese, kulturën dhe gjuhën amtare, dinjitetin dhe të drejtat e ligjshme në shtetin e tyre të Maqedonisë.

Disa politikanë në skenën politike aktuale, opinionistë, analistë dhe „ekspertë” të çështjeve konstitucionale, para se të japin deklarata të pamatura, „këshilla“ dhe sqarime јoprofesionale, në lidhje me të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar në Maqedoni, në këtë periudhë të ndryshimeve të madha me peshë historike për të ardhmen e tyre, së pari këta mistrecë, sharlatanë dhe ndotës të ambientit demokratik, duhet të deklarohen hapur, qartë dhe saktë, se:

1. Cili është statusi aktual juridik-kushtetues dhe politik i popullit shqiptar në Maqedoni? dhe

2. Gjuha „e ndryshme nga gjuha maqedonase, të cilën e flasin mbi 20% e qytetarëve”, a është gjuhë shqipe, dhe nëse po (jo të nënkuptohet), cilat janë arsyet që të mos përmendet termi „gjuhë shqipe“ në Kushtetutë dhe Ligj, por lejohet t’u bëhet ky ofendim dhe poshtërim shqiptarëve dhe gjuhës së tyre amtare?

Cilat janë ato parime demokratike, ato vlera evropiane dhe civilizuese, konventa dhe norma të së drejtës ndërkombëtare, të cilat lejojnë që populli shqiptar, popull i vetëm autokton në Maqedoni, të trajtohet si pakicë kombëtare, për aq më keq, si shifër numerike, ndërsa gjuha amtare e tyre, më e vjetra në botë, të trajtohet si gjuhë pa emër, si përqindje?!

Shqiptarët nuk janë popull i sajuar dhe krijuar me vendime politike, por popull me identitet, me histori, kulturë dhe gjuhë, dhe si i tillë nuk mund të lejojë që çfarëdo hamshori, psikopati dhe injoranti ta poshtërojë në këtë nivel, siç po veprojnë kohët e fundit disa fundërrina në skenën politike aktuale në Maqedoni.

(30,X.2018)

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close