Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Refleksione mbi ndryshimet e reja kushtetuese në Maqedoni

Abdulla Mehmeti

Në „Aktvendimin për shpalljen e KAÇKM-së si organ suprem ligjdhënës dhe ligjzbatues i Maqedonisë demokratike“ (1944), në Nenin 3, thuhet:

„KAÇKM është formuar nga përfaqësuesit e popullit, pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare, fenë, gjininë, racën dhe përkatësinë politike-partiake, të cilët dëshmojnë se e përkrahin luftën për pavarësinë dhe lirinë e popullit të Maqedonisë dhe luftën çlirimtare të popujve të tjerë në Jugosllavi, dhe janë kundërshtarë të papajtueshëm me okupatorin dhe ndihmësit e tij.“

Në preambulën e Kushtetutës aktuale të Maqedonisë (1991/2001), mes tjerash thuhet:

„Duke u nisur nga trashëgimia historike, kulturore, shpirtërore dhe shtetërore e popullit maqedonas dhe nga lufta e tij shekullore për liri nacionale dhe sociale dhe për krijimin e shtetit të vet, e veçanërisht nga traditat shtetërore juridike të Republikës së Krushevës dhe vendimeve historike të KAÇKM-së dhe kontinuitetit kushtetues juridik të shtetit maqedonas si Republikë sovrane në Federatën Jugosllave, nga vullneti lirisht i shprehur i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në Referendumin e 8 shtatorit 1991, si dhe nga fakti historik se Maqedonia është konstituuar si shtet nacional i popullit maqedonas në të cilin sigurohet barazia e plotë qytetare dhe bashkëjetesa e përhershme e popullit maqedonas me shqiptarët, turqit, vllahët, romët dhe kombësitë e tjera që jetojnë në Republikën e Maqedonisë, e me qëllim që: – Republika e Maqedonisë të konstituohet si shtet sovran dhe i pavarur dhe si shtet qytetar dhe demokratik;“

Në këtë frymë dhe sipas këtij parimi, me ndryshimet e reja kushtetuese në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës, nëse ndryshohet koncepti i shtetit, nga ai unitar dhe njëetnik, në shtet qytetar dhe demokratik, në preambulën e Kushtetutës duhet të saktësohet si vijon:

„Republika e Maqedonisë Veriore është konstituuar si shtet i pavarur, sovran dhe demokratik i qytetarëve të saj, pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare, fetare, gjuhësore dhe çfarëdo përkatësie tjetër.”

Јo siç ka qenë deri më sot:

„Maqedonia është konstituuar si shtet nacional i popullit maqedonas, në të cilin sigurohet barazia e plotë qytetare dhe bashkëjetesa e përhershme e popullit maqedonas me shqiptarët, turqit, vllahët, romët dhe kombësitë e tjera që jetojnë në Republikën e Maqedonisë.“

Nëse pushteti aktual në Maqedoni dëshiron ta ruaj konceptin e mëparshëm të shtetit, duhet të merren parasysh sugjerimet dhe propozimet e Këshillit të Intelektualëve Shqiptarë në Maqedoni, sipas Memorandumit dhe Kërkesës së drejtuar kohë më parë organeve të pushtetit dhe institucioneve ndërkombëtare, përkatësisht:
I
„Republika e Maqedonisë është shtet i popullit maqedonas dhe i popullit shqiptar, si dhe i bashkësive etnike, turke, vllehe, bullgare, serbe, rome, boshnjake dhe të tjerë që jetojnë në këtë shtet.“

II
„Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare janë gjuha maqedonase me alfabetin e saj cirilik dhe gjuha shqipe me alfabetin e saj.“

Në të dyja rastet, me asnjë kusht nuk duhet të lejohen formulime jodemokratike dhe shoviniste, me të cilat populli shqiptar në Maqedoni trajtojet si përqindje (20%) dhe gjuha shqipe si gjuhë të cilën e flasin mbi 20% e qytetarëve të saj. Ky formulim sipas parimeve të së drejtës ndërkombëtare ka përmbajtje diskriminuese dhe raciste!

(9.X.2018)

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close