Rusi-Shpërthim në ndërtesen e Shërbimit Federal të sigurisë -FSB
Siç raporton agjensia ruse TASS,një person u vra dhe tre u plagosën në një shpërthim që ndodhi në ndërtesen e Shërbimit Federal të Sigurisë-FSB në Arkhangelsk .

“Një shpërthim ndodhi në hyrje të ndërtesës së administratës së FSB-së në Arkhangelsk. Rrethana po shqyrtohen” tha për TASS, përfaqësuesi i Komitetit Kombëtar Anti-Terrorist.
Guvernatori i rajonit Arcangel, Igor Orlov, tha se një person u vra nga explodimi dhe tre u plagosën, si dhe se identiteti i viktimës po përcaktohej.Ai shtoi se lloji i eksplozivit të përdorur ishte gjithashtu i përcaktuar.
Ministria ruse e situatave emergjente njoftoi se zjarrfikësit në terren dhe ekipet mjekësore janë në vendngjarje dhe trafiku në rrugët rreth ndërtesës FSB është i kufizuar.
Comments are closed.