SHI E MALL *Poezi

/Kur shiu i Dardanisë lan lotët në faqet e mërgimtarit!… foto: Dardani, korrik 2018/

Loading...

Pikë-pikë në sy
Pikë-pikë në ball
Nga qielli katër
Peshqesh kristal
Më vijë nga lart
Freskim i dlirë
O xhevahir!
Më shkrihesh në mall
Më tretesh në etje…
Më shuhesh në zemër
Ti zjarr i shkrepur
Më mijëra ngjyra
Të t’shenjtit Mëmëdhe
Më bën të urtë
Mbi këtë Dhe
Më bën lule
Për këtë Atdhe.
Më lidhë me shpirt
Më lidhë me jetë
Pellasgo-ilir…
Mbi këtë Dhe
Shqiponjë n’Fole!

/Nexhmedin Syla, shkruar më 28 tetor 2018, New York/

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close