SKENARË TË ERRËT I PËRGATITEN MAQEDONISË

Loading...

Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski (ish ministre), përmes një kërkese me shkrim i është drejtaur sot kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferit: „Deputetëve u bëhen kërcënime me jetë, ta njoftoni Ministrinë e Punëve të Brendshme!“

Duke marrë parasysh që kjo deputete vjen nga radhët e partisë në pushtet, LSDM-së, dhe nga radhët e kësaj partie është edhe ministri aktual i Punëve të Brendshme, çështja është tepër serioze.

Ata që i njohin rrethanat politike në Maqedoni, të kaluarën historike të këtij vendi dhe të popujve të saj, lehtë mund t’i identifikojnë faktorët e këtij përkeqësimi të situatës në Maqedoni, sidomos në prag (të hënën), të votimit të ndryshimeve të reja kushtetuese sipas Marrëveshjes së Prespës.

Kurrë OBRM-PDUKM (VMRO-ja), as si organizatë e fshehtë politike-ushtarake në gjysmën e parë të shek. XX, as si parti politike nga viti 1990 e deri më sot, nuk ka dashur ta sheh Maqedoninë si shtet të pavarur dhe demokratik, por vetëm si koloni e huaj dhe poligon për haraç, vjedhje, korrupsion dhe krime./Abdulla Mehmeti

(14.X.2018)

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close