Turqia liron pastorin amerikan

Loading...

ATSH-DPA/ – Një gjykatë në Turqi hoqi sot arrestin në shtëpi dhe ndalimin për të udhëtuar që ishte vendosur kundër pastorit amerikan, Andrew Brunson, i cili u arrestua dy vite më parë me akuzën për spiunazh dhe terrorizëm, një arrestimi që shkaktoi një krizë diplomatike me Uashingtonin.

Gjykata në provincën e Izmirit e dënoi atë me burgim për tre vite, një muaj dhe 15 ditë, por do të lirohet për shlyerjen e kësaj kohe gjatë zhvillimit të procesit.

“Klienti im është i lirë tani”, tha avokati i Brunson, Ismail Cem Halavurt pas këtij vendimi.

Ai tha se pret që Brunson do të largohet sot nga vendi sepse ka rrezik për sigurinë e tij nëse qëndron.

Procesi kundër pastorit ungjillor amerikan shkaktoi një çarje diplomatike dhe tregtare mes aleatëve të NATO-s, Turqisë dhe SHBA-së.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close