Advertisements

200 fermerë subvencionohen nga komuna e Skenderajt

Loading...

ATSH/ – Në praninë e kryetarit të Skënderajt, Bekim Jashari, nëpërmjet drejtorit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Sokol Sallahu, drejtorit ekzekutiv të Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK), Zenel Bunjaku, dhe 10 fermerëve të komunës së Skënderajt, janë nënshkruar kontratat për mbështetje direkte në sektorë të ndryshëm të bujqësisë.

Kryetari Jashari është shprehur i lumtur me këtë mbështetje, duke premtuar se ndihma e Komunës, nëpërmjet subvencioneve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Me nënshkrimin e 10 kontratave tjera me fermerët tanë, nëpërmjet Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK), vetëm dy ditë pas atyre për serra, për mbështetje direkte në sektorë të ndryshëm të bujqësisë, kemi arritur numrin 200 të fermerëve përfitues nga komuna jonë, në më pak se një vit, fal mbështetjes nga buxheti komunal si dhe nëpërmjet granteve bujqësore nga organizatat vendore e ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Katër fermerë përfituan: mekanizëm bujqësor, mbjellëse misri, plug, pajisje për bletari, grabujë diellore, spërkatëse 400 litra dhe pijatore. Dy fermerë përfituan: serra nga 2 dynymë për secilin.

Katër fermerë përfituan nga subvencionimi për bimë aromatike.

“Po sot, me drejtorin ekzekutiv të Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë, Zenel Bunjaku, kemi nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, për t’i mbështetur me grante bujqësore të riatdhesuarit, në kuadër të projektit “Përfshirja ekonomike e të kthyerve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimeve profesionale”. Urime fermerëve përfitues!” – tha Jashari.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close