Advertisements

50 alpinistë nga Gjermania në shtegun ”High Scardus Trail”

Loading...

ATSH/ – ”High Scardus Trail” është emri i shtegut të ri ndërkombëtar të turizmit malor në rajonin ndërkufitar midis Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës dhe është një shteg që të ofron mbi të gjitha dhe mundësi për turizmin e aventurës.

Ky shteg tashmë është kthyer në destinacion turistik në këto ditë të para të nëntorit kjo sepse ky vend ofron një panoramë mahnitëse ku ndërthuren bukuritë natyrore me natyrën e egër malore e ku turistët kanë mundësi eksplorimi ku turistët e aventurës provojnë provojnë një udhëtim të këndshëm por dhe plot adrenalinë.

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit për këtë shteg është shprehur se, ”vetëm pak ditë pas inaugurimit të shtegut “High Scardus Trail”, një grup prej 50 alpinistësh mes të cilëve 6 turistë gjermanë që për herë të parë vizituan Shqipërinë, zhvilluan marshimin nga Shishtaveci, nëpër këtë pjesë të shtegut, në Parkun Natyror Korab-Koritnik. Ata kundruan bukuritë e peisazhit si dhe shijuan gatimet tradicionale dhe bio të zonës”.

Ky është shtegu më i gjatë në të gjithë Ballkanin, me gjatësi 450 kilometra dhe që kalon nëpër tre shtete, ku rajoni i Dibrës është një nga polet më të rëndësishme të tij.Projekti synon zhvillimin e qendrueshëm të turizmit dhe fuqizimin e komuniteteve lokale në zonat ku shtrihet shtegu./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close