Advertisements

Albin Kurti :“Ku është një serb, aty është Serbi” nuk paraqiste analizë faktesh por projekt hegjemonik

Loading...

Përmes një postimi në Facebook,kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar tendencën e Serbisë për të krijuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Para një shekulli, gjashtë vjet pasi e pushtoi Kosovën, me të mbaruar Lufta e Parë Botërore, Serbia e aneksoi Vojvodinën. Jugosllavia e Parë ishte monarki dhe u formua si platformë për Serbinë e Madhe. “Ku është një serb, aty është Serbi” nuk paraqiste analizë faktesh por projekt hegjemonik. Andaj nisi kolonizimi i hapësirës së ish Jugosllavisë përmes popullimit me serbë dhe shpronësimit të të tjerëve. Serbia nga Kosova ka dëbuar shqiptarë për Turqi, por edhe nga Vojvodina ka dëbuar gjermanë e hungarezë. Pra, Serbia nuk na urren vetëm neve pse jemi shqiptarë, por edhe të tjerët pse nuk janë serbë”, ka shkruar ai.

Para tri dekadave, me ushtri e polici të ish Jugosllavisë, Serbia iu pat sulur Kosovës, mandej Sllovenisë, pastaj Kroacisë, pastaj Bosnje dhe Hercegovinës dhe në fund edhe njëherë Kosovës.

” Beogradi, si kryeqytet i Jugosllavisë, për ta krijuar Serbinë e Madhe, e shkatërroi Jugosllavinë e Dytë, meqë s’u dukej më mjaftueshëm e keqpërdorshme. Ku është një varr serb, atje është Serbi”, bërtisnin akademikët dhe priftërinjtë serbë. Kështu, serbët duhet të vdisnin, duke vrarë e pasi të kenë vrarë kroatë, boshnjakë e shqiptarë. 160.000 joserbë u vranë, miliona njerëz u bënë refugjatë”, ka shkruar Kurti.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close