Arrihet marrëveshje,qytetarët kosovar të kthyer nga Zvicra sërish do t`i marrin pensionet e tyre nga AHV

Loading...

Gjatë ditës së sotme, Këshilli Federal zviceran ka miratuar një marrëveshje të re me të cilën kosovarët e kthyer nga Zvicra në vendlindjen e tyre, sërish do t`i marrin pensionet e tyre nga AHV .

Kjo marrëveshje  rregullon pagesën e sigurimeve shoqërore, pas disa viteve të ndërprerjes, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Përmbajtja e marrëveshjes korrespondon me marrëveshjet e tjera të sigurimeve shoqërore të lidhura nga Zvicra dhe bazohet në standardet ndërkombëtare.

Kjo gjithashtu do të thotë se pagesat IV dhe AHV-së tani sërish do të paguhen në këtë shtet ballkanik.

Aktualisht, shtetasit kosovarë nuk i pranojnë pensionet e tyre jashtë vendit. Por, me kërkesëne tyre, mund të kërkohet rimbursimi i kontributeve nga AHV.

Kosovarët që nuk e kanë bërë këtë, nga hyrja në fuqi e kontratës mund t`i kërkojnë kontributet deri në vitin 2010, transmeton më tej Albbinfo.ch. Megjithatë, marrëveshja gjithashtu përmban një bazë për luftën kundër abuzimeve.

Marrëveshja ende nuk ka hyrë në fuqi. Fillimisht duhet të miratohet nga parlamentet e shteteve kontraktuese.

Kosova është i vetmi shtet pasardhës i ish-Jugosllavisë, me të cilin Zvicra deri tani nuk kishte marrëdhënie kontraktuale në fushën e sigurimeve shoqërore.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close