Advertisements

Associated Press: Serbia e mbështetur nga Rusia, kohët e fundit ka rritur vringllimën me armë rreth Kosovës

Loading...

Associated Press ka shkruar sot në lidhje me manovrat e mëdha ushtarake të cilat po i zhvillon Ushtria e Serbisë nën velon e shënimit të100 vjetëve të përfundimit të Luftës së parë botërore ,por në fakt Serbia ,siç vëren AP me këto manovra Serbia ,”po tregon forcën në kohen e rritjes së tensioneve rreth Kosovës”

Agjencia thotë se manovra me municion lufte e quajtur “Dita e Fitores” përfshijnë 8,000 ushtarë, 100 tanke dhe avionët Mig-29 të blerë nga Rusia.

Siç shkruan AP, Serbia, me mbështetjen e aleatit të saj të Rusisë, kohët e fundit ka rritur vringllimën me armë rreth Kosovës, duke përfshirë ngritjen e gatishmërisë së saj luftarake për një sërë incidentesh të vogla.

“Ndërhyrja ushtarake serbe në Kosovë do të provokonte një konflikt të drejtpërdrejtë me paqeruajtësit e NATO-s të vendosur atje,” shkruan AP.

Agjencia citon fjalët e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili mori pjesë në stërvitjen ushtarake, se Serbia do të forconte forcat e saj ofensive me pajisje të reja, duke përfshirë helikopterë, tanke luftarake nga Rusia, tridhjetë nga ta,duke përfshirë dronat nga Kina, si dhe deklaratën e tij se Serbia në mënyrë dramatike forcon ushtrinë e saj ushtarake dhe se askush në rajon nuk mund të krahasohet me të, përveç ndoshta Rumanisë.

Serbia jo rrallë akuzohet për fillimin e Luftës së Parë Botërore kur një adoleshent, nacionalisti serb Gavrilo Princip, vrau arkidukun austro-hungarez Franz Ferdinand në Sarajevë në vitin 1914, duke sjellë një sërë ngjarjesh që përfundimisht çuan në luftë, shkruan AP.//Pi

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close