Advertisements

Autoritetet austriake kanë arrestuar kolonelin i cili spiunonte për Rusinë

Loading...

Një kolonel i paidentifikuar në pension u arrestua me dyshimin se do të ikëte ka njoftuar një zëdhënës i prokurorit në Salzburg.

Një oficer i ushtrisë austriake në pension, i dyshuar për spiunazh për Rusinë për dekada, ka punuar me Ministrinë e Mbrojtjes të Austrisë, njoftoi “Profili” i Vienës.

Siç shkruan kjo javore ai kishte qasje në informata konfidenciale. Spiuni është zbuluar në bazë të informacionit nga një shërbim i inteligjencës “miqësore” ka shumë të ngjarë që shërbimi ushtarak gjerman MAD.

Kontakti i parë i kolonelit austriak me shërbimin rus u regjistruara në vitin 1988, gjatë vizitës së tij në Teheran, ku ai rekrutuar dhe më pas për tre dekada dërgi informacione tek rusët, për çka fitoi 300,000 euro.

Koloneli ka punuar shumë profesionalisht, ai kishte një rol që s’binte në sy në udhëheqjen e ushtrisë. Çdo dy javë ai ishte në kontakt me lidhjen e tij ruse nën emrin “Yuriy”, sshkruan “Profili”.

Ai mori detyra për “punën e tij shtesë” përmes një marrësi të vetëm dhe i shkroi mesazhet e tij në një letër të fshehtë ose i dërgoi drejtpërdrejt nëpërmjet komunikimit satelitor rusëve. Interesi i Rusisë në ushtrinë austriake ishte e lartë, konstaton shërbimi i kundërzbulimit gjatë hetimit.

Oficeri duhej të grumbullonte sa më shumë informacion konfidencial sa i përket aviacionit ushtarak austriak, sistemeve të artilerisë dhe njoftimeve në selinë qendrore.Ai kishte hartuar dhe profile të detajuara të shumë zyrtarëve të lartë në ushtrinë austriake.

Kur rusët morën informacion rreth zbulimit të mundshëm të spiunit të tyre, e urdhërua të shkatërronte të gjitha materialet, por autoritetet austriake, sipas mediave, e penguan atë. Prokuroria e shtetit ka konfirmuar se një hetim është në proces kundër këtij 70-vjeçari dhe qeveria austriake ka dënuar spiunimin nga Rusia.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close