Advertisements

Bashkimi Europian mbështet restaurimin e Parkut Arkeologjik të Bylis

Loading...

ATSH/ – Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca do mbështesë restaurimin e Parkut Arkeologjik Bylis si dhe projekte të tjera gjatë 2019.

Kjo u bë e ditur nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro gjatë takimit të zhvilluar me  ambasadorin e BE-se Soreca, ku u diskutua për bashkëpunime mes dy institucioneve.

“Takim shumë i mirë pune me Ambasadorin e ri të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.️ Kënaqësi është bashkëpunimi me Ambasadorin napolitan që ka gjetur te edukimi kulturor dhe te kultivimi i së bukurës forcën e mendjes për diplomacinë e drejtësinë ”, shprehet Kumbaro.

Ambasadori konfirmoi se BE do të investojë në këtë aset të rëndësishëm njësoj siç bëri edhe në Parkun e Apollonisë. Sipas ministres, restaurimi i trashëgimisë historike inkurajon turizmin kulturor dhe sjell përfitime të prekshme për popullsinë lokale dhe ekonominë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close