Berlin-Dua Lipa merr çmimin “BAMBI”

Loading...

Në Berlin u ndanë sërish çmimet “BAMBI”, njërin prej tyre e mori këngëtarja britanike me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa.

Organizatorët e Bambit e quajnë Bambin çmimin më të rëndësishëm mediatik të Gjermanisë. Me këtë nuk janë dakord të gjithë. Por një gjë nuk mund t’i mohohet Bambit që këtë vit mbushi 70 vjeç. Që është çmimi që jepet me më pompozitet, e që i bën edhe më skeptikët të rrinë tre orë ulur para televizorit. Dhe siç konstatonte Der Spiegel Online sot: “Joshja ka të bëjë me kureshtjen, se cilin njeh nga ata që thirren të dalin para kamerës në atë moment”.

Edhe publiku shqiptar kishte së paku një fytyrë të njohur: Dua Lipa. Këngëtarja britanike me prejardhje nga Kosova, e mori kaprollin e artë në kategorinë Muzikë Ndërkombëtare: me komentin: Sa i bukur! Dhe i ofroi publikut një performancë me një potpuri nga tre këngët e saj më të famshme: “Be the one”, “New Rules” dhe “IDGAF”.

Dua Lipa u lind në Londër, në një familje me prejardhje nga Kosova. Interesin për muzikën e merr që në fëmijëri, falë edhe të atit, Dukagjin Lipa, i cili është një këngëtar i njohur në Kosovë (ODA). Kur Dua është 11-vjeçare, familja kthehet në Prishtinë. Pas katër vjetësh, në vitin 2008, ajo merr sërish rrugën në drejtim të Londrës, këtë radhë vetëm. Dua atëherë ishte 15-vjeçare dhe krahas shkollës nis e publikon në Youtube edhe këngë të njohura të muzikës pop të kënduara prej saj.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close