Advertisements

Daçiqi flet për vendin e nëntë (Grenadën) që “tërhoqi” njohjen e pavarësisë së Kosovës!

Loading...

Nëse është për t”i besuar Ivica Daçiqit,ministrit të jashtëm serb edhe Grenada ka “tërhequr “njohjen e Kosovës ,gjë që sipas mediave serbe e ka “konfirmuar” edhe vet ministri i jashtëm i Grenadës,David!

Gjithnjë sipas tyre ,përveç Grenadës ,njohjen e pavarësisë së Kosovës e kanë tërhequr më parë edhe Komonvelt Dominika, Surinami, Liberia, Sao Tome dhe Principe, Guinea Bisa, Burundi, Papua New Guinea e Lesoto.

“Mund të iu njoftoje se Grenada është vendi i nëntë në mesin e shteteve që kanë anuluar të gjitha vendimet e mëparshme lidhur me statusin e Kosovës, që do të thotë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur”, tha ministri Daçiq për Tanjug, pas takimit me ministrin e punëve të jashtme të Grenadës, në Amerikën e Mesme.

Qeveria e Kosovës ,sidomos ministria që udhëheqë Behgjet Pacolli është më kompetentja për t’u marrë me këtë “histeri diplomatike” dhe ose t’a pranoje se diçka po ndodhë ose t’a demaskojë këtë me hapa konkret diplomatik!Përndryshe nuk mund ta “mashtrojë” më askënd me deklarata të tilla si për shembull “këto janë përralla të Serbisë…”
Këto tërheqje ,janë nga vende të vogla,ishullore,afrikane,etj…por ato në arenën ndërkombëtare njihen si shtete dhe edhe ato e bëjnë numrin e rendit ndërkombëtar të kombeve!/Pi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close