Advertisements

E keni ditur që gjiza ua djeg kaloritë gjatë natës derisa ju flini gjumë?

Loading...

Shkencëtarët e Universitetit Shtetëror të Floridës pohojnë se një shujtë proteinash si gjiza mund t’ju ndihmojë të shpejtoni metabolizmin dhe të humbni peshë.
Ata gjetën në studim se konsumimi i 30 gram proteinave gjysmë ore para gjumit mund të ketë efekte pozitive në cilësinë e muskujve, metabolizmin dhe shëndetin e përgjithshëm.

Për të provuar efektet e konsumimit të ushqimeve të tërësishme (të papërpunuara dhe të parafinuara) në krahasim me proteinat sintetike që zakonisht gjenden në shake dhe shtesa, dhe krahasuan ndikimin e tyre në procesin e humbjes së peshës, shkencëtarët kryen një studim që përfshiu një grup grash.
Pjesëmarrëset në studim, të cilat ishin njëzet vjeç, kishin për detyrë të hanin gjizë për 30 minuta dhe një orë përpara gjumit.

“Deri tani, ne menduam se të gjitha ushqimet do të kishin efekte të ngjashme si shtesat e proteinave, por nuk kemi pasur dëshmi të sakta”, thotë profesor Michael Ormsbe nga shkencat e të ushqyerit, dhe stërvitjes.

“Tani, ky studim ka treguar se ka efekte të njëjta po aq sa shtesat me bazë proteinash dhe njerëzit në vend të shejkut që pinë natën para gjumit, mund të hanë vetëm këtë ushqim”, shton ajo.

Nutritionist Ryan Lambort tha për “San” britanik se gjiza është një burim i shkëlqyer i proteinave.
Ndërsa proteina është thelbësore për rritjen dhe rimëkëmbjen e muskujve, gjë që rezulton jetësore për të përshpejtuar djegien e kalorive, gjiza nuk mund të përshpejtojë metabolizmin,prandaj nevoietet edhe ushtrim.
Kur bëhet fjalë për sasinë e gjizës që duhet konsumuar me këtë rast ,nutricionistët thonë se 30 gram do të mjaftonin./Pi

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close