Advertisements

Ekskluzive: Kush e kërkon dhe kush e mbron Nikolla Gruevskin?

 

Shkroi :Abdulla Mehmeti

Ata që i rekrutojnë, i përgatitin dhe sjellin në pushtet kryeministrat, presidentët, ndonjë ministër apo shef të shërbimeve sekrete në disa shtete satelitë, nuk interesohen asnjëherë për shtet demokratik dhe ligjor, për shkeljen e të drejtave të njeriut, për mënyrën e qeverisjes në ato shtete, por për kapitalin që akumulojnë këta pushtetarë vasalë, për resurset që ua venë në dispozicion këtyre shërbimeve, për shumat e parave që i vjedhin dhe me ndihmën e tyre i nxjerrin jashtë shtetit.

A ju kujtohet që Nikolla Gruevski, para se të emërohet kryeministër i Maqedonisë ka shërbyer një kohë të gjatë kinse si „këshilltar“ në qeverinë e Serbisë? A keni dëgjuar sa para janë vjedhur pastaj në Maqedoni, gjatë qeverisjes së tij?

Nëse ky alamet politikani ka arritur të vjedhë me bashkëpunëtorët e tij mbi 6 miliardë euro, e ardhmja e jetës së tij është e planifikuar në detaje. Ai edhe mund të largohet nga pushteti, të dënohet, të burgoset apo të aratiset, por koka e tij dhe dora për të nënshkruar peshojnë rëndë dhe mbrohet me shumë kujdes nga ata që e kanë sjellë dhe mbajtur në pushtet, për aq kohë sa u është dashur atyre.

Ngritja dhe rënia e Sadam Huseinit, Gadafit, Millosheviqit etj., janë vetëm disa nga modelet e këtyre skenarëve të përgatitur dhe zbatuar me kujdes nga shërbimet e njëjta apo të ngjashme. Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe kompania e tij, janë vetëm një eksperiment i vogël me përfitime të mëdha në këto lojëra të shërbimeve të huaja sekrete.

(12.XI.2018)

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close