Advertisements

Fjalori Enciklopedik i Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës,dhe të “gjallët ” të cilët nuk jetojnë më !

Loading...

Për hartimin e  Fjalorit Enciklopedik të botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, kanë punuar për 5 vite me radhë 72 studiues, 24 redaktorë të fushave të ndryshme dhe 506 autorë.

Megjithatë, gabimet që të cilat janë gjetur në të, kanë ngjallur shumë reagime.Shumë njerëz meritorë, madje edhe heronjë me dekret presidencial, nuk janë futur këtë fjalor, derisa aty ka edhe emra të njerëzve që nuk do të duhej të figuronin.

aty shkruhet se Ish-Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova ka lindur në vitin 1944 dhe ka vdekur në vitin 2006. Por, sipas Fjalorit Enciklopedik, Rugova ka lindur më 1941.

Poeti kosovar Jakup Ceraja ka vdekur më 2001 kur edhe është varrosur në Cerajë të Mitrovicës. Por, në Fjalor Enciklopedik atij i është ngatërruar biografia me të vëllain e tij Ejup Ceraja. Kështu, del që Jakup Ceraja ka shkruar e botuar vepra deri në vitin 2010.

Emri i Bajram Rexhepit, ish kryeministër i Kosovës u la pa u përmendur në këtë fjalor. Rexhepi si mjek i luftës shëroi plagët e ushtarëve, në kohën kur shumë pak njerëz kishin informacione për ekzistencën e UCK-së. Pas lufte ai iu rikthye profesionit të kirurgut. Në dhjetor të vitit 2001 Rexhepi u pa si figura më unifikuese për ta udhëhequr një qeveri me bazë të gjerë, e para në Kosovën e pasluftës.

Bajram Rexhepi më vonë udhëhoqi me qytetin e Mitrovicës, ishte edhe ministër i brendshëm dhe nënkryetar i PDK-së.

Në fjalor janë anashkaluar edhe emra tjerë mjaft të rëndësishëm, si ata të heronjëve të Kosovës Enver Zymberi e Fadil Vata,del nga analiza e emisionit “Udhëve” në RTK .

Është anashkaluar edhe emri i Shefket Musliut, ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) e ndërkohë në aty figurojnë emra të disa ish ushtatëve të UÇPMB.

Në Fjalor Enciklopedik vazhdojnë të figurojnë të gjallë edhe personalitete tjera, si Fadil Vokrri e Adem Demaçi, ndonëse ata vdiqën disa muaj para publikimit të fjalorit.

Nëse do arrihej të përmirësoheshin gabimet,nuk do duhej të tërhiqej si projekt.Por jo të lihej si i till në duart e qytetarëve.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close