Advertisements

Forcat Tokësore ,gati për t’ju bashkuar NATO-s në Afganistan

Loading...

ATSH- A. Fortuzi/- Forcat Tokësore të Poshnjës vijojnë përgatitjet për t’ju bashkangjitur misionit të NATO-s në Afganistan, në kuadër të misionit të mbështetjes së përhershme.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shprehet se armët e reja në në përdorim të Forcës Tokësore, Beretta AR 70/90, mbërritën edhe në batalionin e tretë të këmbësorisë në Poshnje.

“Armët e reja në përdorim të Forcës Tokësore, Beretta AR 70/90, mbërritën edhe në batalionin e tretë të këmbësorisë në Poshnje, ku ka nisur përgatitja për pjesëmarrjen në misionin e NATO-s në Afganistan, Resolute Support”, thekson Xhaçka.

Misioni Mbështetës i Përhershëm ose Operacioni Mbështetja e Përhershme është një mision i udhëhequr nga NATO. Aleanca e NATO-s këshillon dhe asiston misionin që përbëhet nga mbi 13,000 trupa në Republikën Islamike të Afganistanit. Ky mision filloi më 1 janar 2015. Ky është një mision i vazhdueshëm në Asistencën Ndërkombëtare të Sigurisë Forca (ISAF).

Qëllimi i misionit është të ofrojë trajnim, këshillim dhe ndihmë për forcat afgane të sigurisë dhe institucionet në konfliktin e tyre me grupe ekstremiste si talebanët, rrjeti i Haqqanit dhe ISIS-K.  Deri më tani Shqipëria merr pjesë me 136 trupa në këtë mision.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close