Modern technology gives us many things.

Gazetar mizivira dhe politikan pa vizion kombëtar

Loading...
BESIR BAJRAMI· THURSDAY, 1 NOVEMBER 2018


Gazetar mizivira gjithandej, lojra të politikës ditore për pushtet, pa vizion kombëtar, që me çdo kusht, nëpermjet lojës së fjalëve, duan ta zënë ngusht presidentin që ta permend në media dhënien e një pjese të veriut të Kosovës, si barazpeshë logjike për territorin e Luginës së Preshevës. Atëherë cili do të ishte kompromisi në tavolinë (në bisedime), perderisa ky lëshim veç se do të pranohej (nga presidenti) në media?!

Duket se presidenti është udhëzuar (mësuar) se si te flas në mënyrë diplomatike, nga ai faktor ndërkombëtar që perkrah ndryshimin e kufijve për te arritur stabilitet afatgjatë (kur them “duket”, e kam parasysh se presidenti nuk do të kishte asnjë mundësi që këtë ide ta plasonte pa akordim ndërkombëtar, me të paktën një rrymë të fuqishme të politikbërjes në SHBA e BE, dhe kjo ide doli si e papritur në opinion, përderisa ky president nuk e ka vendosur më parë në tavolinë çeshtjen e Luginës së Preshevës, për arsyjen e thjeshtë se nuk ka patur disponim ndërkombëtar deri më tani për këtë lloj zgjidhjeje). Pra, është mësuar (udhëzuar) se shqiptarët këtë herë vetëm duhet të kërkojnë, pa përmendur se çfarë mund të japin, e kompromisi (marreveshja) të arrihet më pas në tavolinë, me ndërmjetësim ndërkombëtar, e jo në media!
Nëse produkti konkret i kompromisit përmendet nga njëra palë para se të arrihet një marrëveshje, atëherë veç se pozicioni në bisedime nis prej te ai produkt i pranuar paraprakisht nga ajo pale dhe kompromisi i radhës në tavolinën e bisedimeve thellohet edhe më tej në dëm të asaj pale që e ka pranuar kompromisin parparakisht. Prandaj është anti-kombëtare gjithë kjo dalldisje e disa gazetarucëve dhe disa politikanëve që nuk kanë vizion tjetër përveç pushtetit, për të detyruar presidentin të pranoj paraprakisht në media këtë produkt kompromisi. Duket se shqiptarët nuk janë mësuar të kërkojnë më shumë se sa munden dhe u duket absurde të bëjnë diplomaci ofanzive (sulmuese), prandaj mediat tona janë duke i bërë shtypje kësaj diplomacije, që si rrallë herë na shfaqet këto ditë dhe për të cilën nuk mund mos të jem entuziast.
Askush nuk duhet të kompleksohet nga një marrëveshje eventuale që do të kërkonte ndryshimin e kufijve, për shkak se ajo patjetër duhet të votohet në kuvend për tu bërë ligjërisht e plotëfuqishme/obliguese. Është shumë më e qartë se rasti i demarkacionit apo “zajednicës” (edhe pse as ato marreveshje nuk mund të jenë të plotfuqishme, nëse nuk votohen në kuvend). Ky rregull mund të kërkohet edhe një herë brenda rezolutës që do të nxjerr kuvendi për të përcaktuar rregullat e kërkesat në bisedimet me Serbinë. Edhe pa këtë rezolutë, marreveshja e radhës duhet patjetër të kaloj në ratifikim në kuvend dhe nëse ky kompromis (marrëveshje) nuk do të ishte i kënaqshëm, pra, nëse do të cenonte qytetin e Mitrovicës (Trepçen) dhe Ujmanin, atëherë Kuvendi mund të mos e votoj, dhe kjo marrëveshje do të mbetej Nul, e barazvlefshme me zero. Jo rastësisht presidenti e përmend se nuk preket qyteti i Mitrovicës (Trepça) dhe Ujmani, por nuk i përmend 3 komunat veriore të banuara me serb (Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq). Pra, bisedimet do të bëhen për ato 3 komuna, por nuk do të tolerohet që të jepet veriu i Mitrovicës, e as Ujmani. Edhe nëse presidenti do t’i jepte ato (ashtu siç propagandojnë ata që janë kundër ndryshimit të kufijve), kjo prap nuk do të thotë asgjë, për shkak se është kuvendi ai institucion që e bën, ose jo, të plotfuqishme marrëveshjen që arrihet në nivel presidentësh.
Sidoqoftë, për hir të shqiptarëve të “Kosovës lindore”, ja vlenë t’ju jepet mundësi përpjekjeve për të arritur deri te ky model i marrëveshjes, aq më tepër kur kemi mbështëtjen e vetëm një pjesë të faktorit ndërkombëtar, që nënkupton se kësaj radhe nuk mvaret gjithçka nga ndërkombëtaret, e ne të jemi vetëm spektator (si zakonisht), por vendosmëria e qasja jonë ndaj kësaj mundësije, kesaj radhe do të kishte shumë ndikim për të forcuar atë faktor ndërkombëtar që e perkrah modelin e ndryshimit të kufijve, në raport me atë faktor tjetër ndërkombëtar që nuk e përkrah këtë zgjidhje.
Vëmendje:
  • Nuk duhet të na ndikoj personaliteti i Thaçit, e kaluara politike e tij, autokracia e tij, devijimet e deritanishme që ai i ka bëre nga kërkesat kombëtare, dobësia e oratorisë së tij, apo niveli i besueshmerisë ndaj tij, por në këtë rast duhet të respektohet si institucion (i votuar në kuvend) që përfaqëson një ide të një faktori ndërkombëtar (të cilëve u është dashtë të bashkëpunojnë me institucionin legal e legjitim të presidentit aktual, në këtë momentum politik, që nuk na jep luksin e kohës për të zgjedhur një president tjetër), ide kjo, që merr parasysh edhe kërkesën e shqiptarëve të Kosovës lindore për bashkim;
  • “Argumenti” se ndryshimi i kufijve do të cenonte njohjet e shtetit, është propagandë dezinformuese. Janë shumë shtete që me marrëveshje dypaleshe kanë ndryshuar kufijt e tyre, por kjo nuk ua ka mohuar atyre njohjen ndërkombëtare (https://en.wikipedia.org/wiki/List_of_national_border_changes_since_World_War_I?fbclid=IwAR1XiXn56sUbuUsC7iyml-P5m5OaerPRqFydEr3EClhXkeHDTJJwQV13WWM#Europe). Ndryshimi i kufirit me marrëveshje paqësore të dyanshme, nuk e zhbën shtetin, përkundrazi, në rastin e Kosovës vetëm se do ta përforcoj atë, në mungesë të rolit të fuqishëm destruktiv të sërbëve të barikaduar në veri, dhe të pakësonte deri ne minimum “argumentat” e luftës agresive diplomatike të Serbisë (pas saj edhe të atyre shteteve tjera që e shfrytëzojnë qëndrimin e Serbisë, si bazë për të mos e njohur Kosovën si shtet), pas marrëveshjes eventuale. Kjo padyshim se do të çonte drejt normalitetit të këtyre dy shteteve, njohjen recepiproke dhe anëtarësimin në OKB.
Marrëveshjet e mundshme:
  1. Tre komuna të banuara me shumicë nga etnija serbe në veri Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq (pa liqenin e Ujmanit, pa komunën e Mitrovicës së veriut e pa Trepçën), i bashkohen Serbisë, dhe 3 komuna të banuara me shumicë nga etnija shqiptare në Kosovën lindore (Preshevë, Medvegjë, Bujanovc) të mbetura nën Serbi (në rastin e Medvegjës bëhet fjalë vetëm për ato katunde ku shqiptarët janë shumicë), i bashkohen Kosovës; Koment: Kjo marrëveshje nuk do të ndante Kosovën dhe Serbinë në vija të qarta etnike, por në masë të madhe do të ulte tensionet ndëretnike në mes këtyre dy vendeve. Kjo marrëveshje do të kishte kuptim, vetëm nëse kushtëzohet me njohjen reciproke në mes dy shteteve. Ky është versioni që trumbeton më së shumti presidenti i Kosovës;
  2. Tre komunat serbe te veriut, plus edhe Mitrovica e veriut (një pjesë e Trepçës) e liqeni i Ujmanit, i bashkangjiten Serbisë, dhe 3 komunat në Kosovën lindore të mbetura nën Serbi, i bashkohen si të plota Kosovës, pa marr parasysh se në Medvegjë tanimë shqiptarët nuk janë shumicë. Koment: Kjo marrëveshje që do t’i merrte Kosovës një pjesë të Trepçës dhe liqenin e Ujmanit (ku shqiptarët dalin humbës për nga pasuritë natyrore/nëntokësore, por fitues për nga ruajtja e etnisë/njerëzve të mbetur), do të krijonte hapësirë që edhe shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi dhe pas një kohe edhe në Sanxhak, ta kërkojnë të njëjtën. Kjo nismë do të mbaronte me bashkangjitjen me Serbinë edhe të republikës Serbe (tani në Bosnje). Ky është versioni që trumbeton më së shumti presidenti i Serbisë;
  3. Të mos ndryshohen kufijt, por të pranohet “Zajednica” me fuqi ekzekutive. Koment: Ky version, përveç se do ta paralizonte funksionimin normal të shtetit të Kosovës, në një të ardhme të afërt do të çonte drejtë republikës Serbe brenda Kosovës, dhe njëkohësisht drejt tkurrjes së mëtutjeshme të etnisë shqiptare në 3 komunat e Kosovës lindore të mbetura nën Serbi, që do të thotë se pas 50 viteve nuk do të kishte më shqiptar në ato treva, as për të bërë kërkesa të këtilla diplomatike si sot. Në anën tjetër, nëse nuk do të pranohej një “Zajednicë” me fuqi ekzekutive, atëherë serbët do të barikadoheshin brenda Kosovës, do të kundërshtonin çdo lloj përpjekje për integrimin e tyre institucional brenda Kosovës dhe status quo do të vazhdonte. Shteti i Serbisë nuk do të zbrapsej nga lufta e tij diplomatike për ta bllokuar Kosovën në integrimet euro-atlantike. Koha që humbet me këtë status quo, padyshim se shkon në dëm të të dyja palëve, por më shumë në dëm të shqiptarëve, sepse janë pikërisht shqiptarët që mbajnë vendin e parë në Europë dhe të pestët në botë për emigrim jashtë vendit (https://www.dw.com/sq/shqip%C3%ABria-e-para-n%C3%AB-europ%C3%AB-dhe-e-pesta-n%C3%AB-bot%C3%AB-p%C3%ABr-emigracion-potencial/a-46084543) dhe është pikërisht Kosova që ende nuk është konsolidu si shtet i anëtarësuar në OKB, për dallim nga Serbia që e ka këtë komoditet. Ky version është i mireseardhur për Serbinë, por shqiptarët nuk janë në gjendje ta parashikojnë se çfarë dëmesh mund të kenë nga ky version i marrëveshjes/mosmarrëveshjes.
    Hapat që duhet të ndiqen për të arritur njërën nga marrëvshjet që kanë të bëjnë me ndryshimin e kufijve:
    • Bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të lejuar organizimin e referendumit, i cili do të organizohej për herë të parë në periudhën e pasluftës në Kosovë, dhe nuk do të ishte për vullnetin demokratik të bashkimit me Shqipërinë, por për territorin e Kosovës lindore të mbetur nën Serbi. Pyetja do të ishte e thjeshtë: “A dëshironi që Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, t’i bashkohen Republikës së Kosovës?”. Nëse shumica e qytetarëve do të përgjigjen PO, atëherë ky vullnet demokratik do të shfrytëzohet kësaj radhe në tavolinën e bisedimeve me Serbinë. Poashtu do të shfrytezohet edhe referendumi e lufta që bën shqiptarët e Luginës së Preshevës, me qëllimin e qartë për tu bashkuar me Kosovën. Këto dy referendume do të arsyetonin vullnetin e shqiptarëve në menyrë demokratike, përpara ndërkombëtarëve dhe përpara Serbisë.
    • Marrëveshja e arritur në nivel presidentësh, do të analizohet, debatohet dhe votohet në kuvend, për të hyrë në fuqi. Ndërkohë, po në kuvend votohen ndryshimet e nevojshme kushtetuese, nëse marrëveshja do të ishte në kundërshtim me ndonjërin nga nenet e kushtetutës aktuale, që të mos këtë kontradiktë në mes marrëveshjes dhe kushtetutës.
    • Pas votimit të kësaj marrëveshje në kuvend, u hapet rrugë edhe ndryshimeve tjera kushtetuese për ta përforcuar funksionalitetin e shtetit që rrënkon nga arrnimet e planit të Ahtisarit.
    • E ndërlidhur: Red vs. Blue https://www.facebook.com/notes/besir-bajrami/red-vs-blue/2292777714098073/
Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close