Advertisements

Heqja e vizave dhe skenarët

Loading...

Deklarata e fundit e kancelarit austriak, Sebastian Kurz, i cili u shpreh skeptik në heqjen e vizave për Kosovën, tregon qartë që Presidenca e Bashkimit Evropian nuk ka vullnet që ta vendosë në agjendën e saj çështjen e liberalizimit këtë vit.

Kështu deklarojnë expertët e integrimit evropian, të cilët thonë se procesi i vizave rrezikon të shtyhet për vitin e ardhshëm.

Andaj sipas tyre, ekzistojnë disa skenarë, të cilët mund të ndodhin me këtë proces. Po qe se Këshilli i Ministrave nuk merr vendim pozitiv për heqje të vizave në dhjetor të këtij viti, njohësit e procesit të integrimit vlerësojnë se opsioni tjetër për t’u diskutuar për viza është maji i vitit të ardhshëm,njofton RTKLive.

Porse një opsion i tillë, siç shprehen ata, nuk është aspak i favorshëm pasi pikërisht atëherë do të mbahen zgjedhjet për Parlament Evropian (PE). Ndërkaq, po qe se liberalizimi nuk ndodh as në maj të vitit tjetër, skenari i radhës është që për vizat të diskutohet tek në dhjetor të vitit 2019, që sipas njohësve të integrimit mbetet një skenar dukshëm më pak i favorshëm për Kosovën.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close