Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Ish kryeministri i Maqedonisë,Gruevski kërkon azil në Hungari

Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, të hënën duhej të paraqitej në burgun e Shuto Orizares, pas dënimit me dy vjet burg nga „PSP“ për rastin „Tank“.

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruesvsi ka postuar në ë faqen e Facebook një status, por ende nuk është konfirmuar nëse ai vërtet është bërë nga Gruevski. Në këtë status thuhet: “Në ditët e fundit kam marrë kërcënime të panumërta për jetën. Tani jam në Budapest dhe kërkova azil politik nga autoritetet hungareze”, shkruan Nikolla Gruevski në faqen e ti personale në Facebook.

Autoritetet janë duke kërkuar Gruevskin, kundër të cilit është shpallur edhe fletëarrest ndërkombëtar. Njësitë policore e kanë kërkuar edhe në selinë e partisë së tij VMRO/DPMNE. Ato njëkohësisht po verifikojnë edhe autenticitetin e mesazhit në rrejtet sociale. Mesazhi i Gruevskit përfundon me premtimin që “gjithmonë do të mbetet besnik në çështjen e Maqedonisë. Kurrë nuk do të heq dorë.”

Gruevski u dënua me dy vjet burg në rastin “Tank” për blerjen e një Mercedesi luksozë me vlerë 570 mijë Euro. Prej të hënës (12.11.2018) policia e Maqedonisë është në kërkim të ish-kryeministrit, sepse ai nuk është paraqitur ditën e hënë, për të filluar vuajtjen e denimit me burg në Shuto Orizare në Shkup.

Nikolla Gruevski ishte kryeministër i Maqedonisë nga viti 2006 deri në vitin 2017, ai është i akuzuar gjithashtu edhe në katër raste të tjera,  të cilat drejtohen nga Prokuroria Publike Speciale./DW

Loading...
Advertisements
You might also like

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close