Ishte viti më i tmerrshëm në historinë e re të njerëzimit

Loading...

Viti 1347 ishte bukur i keq për Europen, atëhere “vdekja e zezë” goditi këtë kontinent, çdo vit i Holokaustit mund të konsiderohet gjithashtu një periudhë e tmerrshme, por edhe në vitin 1918 kur filluan ethet spanjolle që vrau më shumë se 100 milionë njerëz.
Megjithatë, siç rezulton, viti më i keq për historinë njerëzore është ai 536 i erës sonë, zbuluan shkencëtarët nga Harvardi.

Autori dhe historiani Mike Makormick e konfirmon këtë lajm duke thënë se “ishte fillimi i një prej periudhave më të këqija për jetë, nëse jo të vitit më të keq”.

Në fillim të atij viti, Lindja e Mesme, Evropa dhe disa pjesë të Azisë u përballën me 18 muaj errësirë totale të shkaktuar nga një mjegull misterioze.

Arsyeja pse mjegulla zbriti duke i mbuluar vendbanimet thuhet se ishte shpërthimi kataklizmatik i një vullkani në Islandë në fillim të vitit 536, pas së cilit Evropa është mbuluar me retë e grimcave të hirit vullkanik të cilat ndalojnë rrezet e diellit.

Kjo ka shkaktuar reshje bore në Kinë, dështim të kulturave në disa kontinente, thatësira ekstreme, uri dhe sëmundj kryesisht në hemisferën veriore, shkruan Daily Mail.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close