Advertisements

Jo mijëra,Gjermania tash kërkon miliona punëtorë!

Loading...

Gjermania në kërkim të vazhdueshëm të fuqisë punëtore.Ekonomia e këtij vendi të madh europian në formën më të mirë të mundshme .

Në Gjermani, në tremujorin e tretë të këtij viti, me 1.24 milionë vende të hapura pune, pati një mungesë të madhe të fuqisë punëtore.
“Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i vendeve të punës të zbrazura u rrit me 140,000,” tha në një deklaratë Instituti i Kërkimeve të Tregut të Punës (IAB), i cili punon në bashkëpunim me Agjencinë Federale të Punësimit në Nuremberg.

“Rritja më e madhe e kërkesës është regjistruar në industrinë e prodhimit, por kërkesa në sektorin e shërbimeve me më shumë se 600,000 vende pune është ende më e larta”, thotë Aleksander Kubis nga IAB.

Në industrinë e ndërtimit 108,000 vende pune u hapën dhe 87,000 në sektorin e logjistikës (transport dhe depo).

Numri më i madh i vendeve të hapura i referohet arsimit të mesëm dhe të lartë (60.8%), pastaj personave pa kualifikim (22%) dhe në fund të personit me arsim universitar (17%).

Tregu gjerman i punës është goditur nga mungesa e fuqisë punëtore për vite, me një numër në rritje të pensionistëve që përpiqet të kompensohet me import të fuqisë punëtore./Pi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close