Advertisements

Kalaja e Pogradecit

Loading...

ATSH/- Nga kalaja e Pogradecit, në jugperëndim të liqenit të Ohrit, që daton në shekujt e V-të dhe të IV-t para Erës sonë, ka rrënjët një nga qytetet më të bukura në Shqipëri: Pogradeci, apo Enkelana, qyteti i lashtë ilir, siç e kanë identifikuar arkeologë dhe studiues.

Pamja që ofron pjesa më e lartë e kalasë është e jashtëzakonshme. Poshtë liqeni shkrihet ëmbël me qytetin, ndërsa nga pas, gjelbërimi është ana tjetër e medaljes. Dukshëm, këtu shkrihen bashkë natyra dhe historia.

Gjurmët më të hershme të banimit i përkasin shek. V p.l.K kur ai ka ekzistuar si një vendbanim i pafortifikuar. Në shek. IV p.l.K, ai pajiset me mure mbrojtëse dhe fillon të shërbejë si një qëndër e vogël qytetare banorët e së cilës merreshin kryesisht me bujqësi, peshkim dhe zeje të ndryshme.

Kjo qendër kishte marrëdhënie edhe me qendër banimet fqinje. Në gjysmën e dytë të shek. II p.l.K, gjatë luftërave iliro-romako-maqedone, vendbanimi shkatërrohet nga një zjarr i fuqishëm, i cili mund të jetë shkaktuar gjatë ndonjë beteje mes forcave kundërshtare. Kjo konfirmohet edhe nga gërmimet arkeologjike, të cilat kanë evidentuar gjurmët e një shtrese hiri që i përket shtresës kulturore të shek. II p.l.K.

Pas luftërave banorët e ringritën vendbanimin, por nuk e rrethuan sërish me mure sepse gjatë kësaj periudhe, që përkon me periudhën Romake, territoret e pushtuara nga Roma, ku futej edhe rajoni i Pogradecit, përjetuan një epokë tre shekullore paqeje gjatë së cilës nuk ishte i nevojshëm fortifikimi i vendbanimit.

Fillimi i dyndjeve barbare në shek. IV m.Kr solli nevojën e ringritjes së mureve rrethuese të cilat u ndërtuan mbi gjurmët e murit antik.

Ky fortifikim i ri i shërbeu banorëve deri në shek. IX m.Kr kur vendbanimi u shkatërrua prej pushtuesve sllavë dhe u braktis përfundimisht nga banorët, të cilët shkuan të jetojnë në rrëzë të tij./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close