Advertisements

Kancelari austriak ,Kurz sot në Beograd ,në mbrëmje udhëton për në Kosovë

Loading...

Kancelaria austriak,Sebastian Kurz sot do të qëndroje në Beograd për vizitë zyrtare ku do të takojë dy krerët e shtetit serb,Presidentin Aleksandar Vuçiq si dhe kryeministren ,Ana Brnabiq.

Tema kryesore e këtyre takimeve do të jetë,përveç tjerash edhe , dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe afrimi i Serbisë me BE-në, e cila kryesohet nga Austria deri në fund të vitit, u njoftua në Vjenë.
Nga Beogradi, Kurç sonte udhëton për në Prishtinë , ku është planifikuar të takohet të martën me presidentin , Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinajn.

Në Kosovë, Kurz do të vizitojë edhe ushtarët austriakë të KFOR-it.
Para ardhjes, Kurz tha se pret që vizita e tij të kuptohet si një sinjal i qartë i mbështetjes për Ballkanin Perëndimor dhe procesin e pranimit në BE.

Gjatë vizitës së tij, siç u tha nga kabineti i tij, ai dëshiron “të inkurajojë Beogradin dhe Prishtinën për përparim të mëtejshëm në dialog”, pasi përparimi është një parakusht për anëtarësimin në Unionin Europian.

“BE është e plotë vetëm kur vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë anëtarë,” tha Kurz./Pi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close