Advertisements

Komisionari europian ,Hahn viziton Kosovën në dhjetor

Loading...

ATSH/ – Në takimin e sotëm të Këshillit Ministror për Integrim Europian u dakorduan prioritetet e ERA-s, si dhe u vendosën prioritete për ERA 2.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha në konferencë për media të mbajtur pas takimit treguan se Komisionari europian për zgjerim dhe fqinjësi Johannes Hahn, do ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit.

Kjo vizitë sipas Haradinajt përçon mesazhin që Kosova është kandidat serioz potencial për status të kandidatit ne BE, sado që ka pranuar se ka ligje më specifike që kërkojnë votë të posaçme.

Mirëpo, kur u pyet për liberalizimin e vizave, Haradinaj ndër tjerash pranoi se ka hezitim që Kosova të futet në axhendë.

Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha tha se ka insistuar që  Kosova të futet në axhendë.

Në disa veprime ka pasur progres, theksoi Ministrja Hoxha, por nuk mund të konsiderohen të përmbushura pa u përmbyllur të gjitha fazat. Në rastet kur veprimet janë miratimi i legjislacionit, sipas saj, nuk mund të thuhet se veprime të tilla janë përmbushur pa u miratuar legjislacioni në Kuvend si dhe e njëjta vlen edhe për veprime të tjera, ku progresi nuk do të thotë përmbushje.

E pyetur për premtimet e marra nga europianët për liberalizim të vizave, Hoxha përmend një intervistë të Mogherinit pas votimit të Demarkacionit me Malin e Zi.

“Sa i përket deklarimit tim për pritje dhe premtime, është e vërtetë sepse çdo zyrtar i huaj, qoftë ministër, qoftë kryeministër që ka vizituar Kosovën në 3-4 vitet e fundit duke kërkuar që të kalohet Demarkacioni, sepse nëse kalon Demarkacioni vizat do të bëhen. Dje është ritransmetuar një intervistë me Mogherinin e cila në mënyrë shumë të qartë e ka theksuar se nëse kalon Demarkacioni do të bëhen vizat për kosovarët”, u shpreh Hoxha.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close