Advertisements

Komuna e Gjilanit,e FSK largojnë deponitë ilegale

Loading...

Komuna e Gjilanit ka marrë konfirmimin që Forca e Sigurisë së Kosovës, ka aprovuar kërkesën për angazhimin vullnetarë dhe sot ka filluar aksionin për largimin e deponive ilegale me mbeturina inerte, të cilat janë duke u dërguar në deponinë e mbeturinave në Kmetoc.

Në këtë aksion FSK dhe Komuna e Gjilanit do të vazhdojnë aksionin deri më datën 22 nëntor, për të larguar sa më shumë sasi të mbeturinave të grumbulluara ndër vite në lokacione të ndryshme Gjilan.

Aksioni i sotëm ka nisur në lagjen Zabeli për ta kthyer atë zonë në një ambient të pastër për qytetarët dhe njëkohësisht për t’i hapur rrugë ndërtimit të Parkut të Paqes, në atë pjesë të qytetit.

Ky aksion do të vazhdojë deri në pastrimin e plotë të qytetit nga mbeturinat.

Komuna e Gjilanit apelon te të gjithë qytetarët dhe te kompanitë e ndryshme se tashmë ekziston deponia për mbeturinat inerte dhe të njëjtën mund ta shfrytëzojnë të gjithë pa dallim, në mënyrë që bashkërisht të ruhet ambienti dhe të kujdesi për një jetë më të mirë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close