Advertisements

Kryeministri Haradinaj premton shërbime mjeksore pa pagesë për zjarrfiksit

Loading...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka premtuar se do të kthej zjarrfiksit në një forcë nacionale,duke u premtuar shërbime mjeksore pa pagesë.

Më poshtë postimi i plotë  i Haradinajt:

Zjarrfikësit po i kthejmë në forcë nacionale. Miratuar sot nga kabineti qeveritar, Koncept-dokumenti mbi financat e pushtetit lokal, mundëson që ligjërisht zjarrfikësit të financohen nga niveli qëndror, duke u ndarë nga komunat. Me ligjin e ri, që do të pasojë, do të zgjidhet përfundimisht statusi i padefinuar i zjarrfikësve. Poashtu, në buxhetin e vitit 2019, kemi ndarë miliona euro shtesë, për nivelizimin e koeficientëve në nivel Kosove dhe po punojmë në ofrimin e shërbimeve mjekësore pa pagesë për këtë kategori, me çka përmbyllim edhe nje komponentë të rëndësishme të arkitekturës së sigurisë së vendit.

Me qëllim që vendi të përshpejtojë përafrimin me BE-në, Qeveria ka përmbyllur sot raportin për zbatimin e Agjendës për Reformat Europiane – ERA 2016 – 2018, si dhe është miratuar lista e prioriteteve për zbatimin e ERA II, për vitin 2019. Për të përmbushur agjendën legjislative, që lidhet me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), përkatësisht pakon e ligjeve prioritare, sot kemi miratuar Projektligjin për Arsimin e Lartë në Kosovë.

Po sot, si përkushtim për partneritet afatgjatë me shtetin gjerman, kemi marrë vendim që t’i bartim një pjesë të pronës së QKUK-së Komunës së Prishtinës, me qëllim të ndërtimit të Ambasadës Gjermane në Prishtinë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close