Advertisements

Libri më i ri për fëmijë, “Lëndina e arushëve” ,i Rovena Rrozhanit

Loading...

ATSH/ – “Lëndina e arushëve”, libri më i ri për fëmijë është promovuar këto ditë në Teatrin Kombëtar Eksperimental në Tiranë. Aktiviteti ishte konceptuar si një festë për fëmijët dhe prindërit e tyre. “Lëndina e arushëve” u realizuar nga fëmijët e qendrës kulturore “Edukojmë me art” nën drejtimin e regjisores Alma Hoti.

Fëmijë e prindër, artistë e psikologë, aktivistë mjedisorë morën pjesë në promovimin e librit të ri të Rovena Rrozhanit. Libri hyn në konkurrim në Panairin e 21-të të Librit që mbahet në nëntor.

“Jam e kënaqur që shtëpia botuese ka një autore të re të librit shqip. Prej shumë kohësh letërsisë për fëmijë i mungojnë krijuesit dhe më së shumti botohet letërsi e përkthyer. “Lëndina e arushëve” është një dhuratë e veçantë për fëmijët. E shoqëruar me ilustrime të bukura nga Borena dhe cilësi botimi, Rovena pasuron bibliotekën e librit shqip për fëmijë”- tha botuesja e “Mediaprint”, Anila Bisha, e cila shtoi se “shtëpia botuese e ka propozuar si titull për konkurrimin e librit për fëmijë në Panairin e 21-të të Librit. Shpresoj shumë dhe besoj se do të vlerësohet nga kritika dhe lexuesi”.

Autorja e librit, Rovena Rrozhani u shpreh se ky libër frymëzohet nga realiteti dhe i fton fëmijë e të rritur që të përshkojnë “të njëjtin rrugëtim” që ajo bëri gjatë shkrimit të “Lëndinës së arushëve” duke rigjetur lidhjen e njerëzve me natyrën dhe elementet e saj.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close