Advertisements

MARRËVESHJA E OHRIT, KAÇKM DHE SHTETI ETNIK-SHUMETNIK I MAQEDONISË VERIORE

Loading...

Abdulla Mehmeti


Marrëveshja e Ohrit, sipas konceptit të saj përbën në Aneks dokument (kornizë) për ruajtjen e vazhdimësisë dhe forcimin e vendimeve të KAÇKM-së për krijimin e shtetit nacional të maqedonasve (sllavëve të Maqedonisë).

Atyre që mund t’u duhet dhe shërbejë, që e vlerësojnë si arritje të madhe Marrëveshjen e Ohrit, le ta vendosin në Programet e partive të veta politike, ose le ta mbajnë në kornizë varur në muret e shtëpive të tyre, por jo edhe në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, si shtet i përbashkët i popullit shqiptar autokton me të tjerët.

Marrëveshja e Ohrit sipas konceptit të saj përbën një Aneks dokument (kornizë) në frymën e vendimeve të KAÇKM-së, për krijimin, forcimin dhe ruajtjen e shtetit nacional të maqedonasve, si popull i vetëm shtetformues, dikur pushtues të territoreve etnike shqiptare dhe sot sundues të popullit shqiptar në Maqedoni, që nga viti 1913, pas krijimit të këtij shteti më 1944, me ndihmën e Kominternës, Rusisë dhe ish Jugosllavisë, e deri në ditët e sotme.

Çka mund të presin shqiptarët nga këta politikanë të rritur dhe frymëzuar me idetë e Leninit, Stalinit dhe agjentëve vendës të Rusisë?

(3 nëntor 2018)

/Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close