Advertisements

Mbi 100.000 vizitorë në Muzetë e Krujës

Loading...

ATSH/ – Shqipëria është shumë e pasur me bukuri natyrore, si peizazhet e bukura malore dhe bregdeti mahnitës, por përveç këtyre një vend të veçantë në vendin zë edhe turizmi kulturor, ku muzetë dhe kalatë e shumta anembanë Shqipërisë po tërheqin një numër përherë e më të madh vizitorësh vendas, por edhe të huaj.

Qyteti dhe kalaja historike e Krujës po kthehet në një destinacion atraktiv dhe mjaft i veçantë për t’u eksploruar.

Mbi 100.000 vizitorë në Muzetë e Krujës dhe jemi vetëm në fillim të nëntorit.Kjo rritje e vizitorëve ka çuar në rritje të numrit të bizneseve përreth zonës historike dhe rritje të strukturave akomoduese në qytet.

Muzeu Gjergj Kastrioti Skënderbeu cilësohet si më i vizituari në vend,dhe kalaja e Krujës renditet ndër destinacionet e preferuarara të turistëve.

Viti i Skënderbeut i ka ridimensionuar muzetë dhe objektet e vizitueshme që lidhen me figurën e heroit kombëtar të shqiptarëve, duke bërë që jo vetëm turistët e huaj që vijnë në Shqipëri, por edhe qytetarët shqiptarë të tregojnë interes për këto atraksione historike.

Ajo që e bën unik këtë muze është fakti që aty ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavione trajtohet historia e Mesjetës së hershme, principatat shqiptare, pushtimi osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim.

Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i njohur edhe si Muzeu i Skënderbeut dhe Muzeu i Krujës është një nga më të vizituarit në Shqipëri. Përurimi i muzeut është bërë më 1 nëntor 1982 në kështjellën e Krujës, por ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve.

Muzeu i Krujës ndodhet në një pikë piktoreske të qytetit dhe vizitorët nuk e anashkalojnë asnjëherë një vizitë në të, ndërsa ndodhen në qytetin e Krujës, për të parë Pazarin apo kalanë./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close