Advertisements

Më shumë pacientë në QKUK, shkaku i ajrit të ndotur

Loading...

Pulmologu në Spitalin e Mushkërive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Bahri Thaçi, ka thënë se për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit javën e fundit është rritur numri i pacientëve që kanë kërkuar trajtim në këtë klinikë

Sipas tij, ndotja e ajrit ndikon më shumë në shëndetin e fëmijëve dhe të personave të moshuar.

“Ajri i ndotur ndikon jashtëzakonisht keq te pacientët, posaçërisht ndikon te fëmijët e vegjël, te moshat e shtyra dhe te ata që kanë sëmundje kronike të mushkërive, kryesisht me bronkit, me sëmundje të tuberkulozit dhe ata që kanë probleme të zemrës e të enëve të gjakut. Realisht ndikon te të gjithë, por te këto kategori ndikon më shumë. Deri më tani ka qenë situatë e mirë, nuk ka qenë ndotja shumë e lartë, por javën e fundit veçse po vërehet se ka filluar ndotja, sepse ka filluar edhe përkeqësimi i pacientëve”, ka thënë ai për gazetën “Zëri”.

Thaçi ka treguar edhe disa nga simptomat të cilat shfaqen si pasojë e ndotjes së ajrit.

“Pacientët veçse kanë simptoma të tjera, të cilat fuqizohen në këtë sezon kur vjen deri te ndotja e ajrit. Kollitja e nxjerrja e këlbazës me sasi të shtuar janë simptoma që kanë ardhur deri te përkeqësimi, që shumicën e herëve shkakton ajri i ndotur”, ka thënë ai./RTKLive

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close