Ministri nga Mali i Zi,Zenka në Kosovë diskutohet bashkëpunimi kulturor në mes të dy vendeve

Loading...

/ATSH/ – Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti sot në takim ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Minoritete të Republikës së Malit të Zi, Mehmed Zenka, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunim mes dy ministrive.

Ministri Zenka e falenderoi ministrin Gashi për pritjen dhe e njoftoi për aktivitetet dhe punën që ministria që e udhëheq ai në Mal të Zi. Zenka u shpreh se Ministria përkrah minoritetet në Mal të Zi përmes projekteve të shumta, me theks të kulturës e rinisë.

Ai tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me ministrin Gashi për të realizuar projekte të përbashkëta që janë të interesit të dyanshëm në mënyrë që të rritet shkëmbimi i përvojave të mira dhe i profesionistëve të fushave të ndryshme.

Ndërkaq ministri Gashi, u shpreh se MKRS-ja është e gatshme që të bashkëpunojë dhe mbështesë projektet konkrete që janë me interes edhe për politikat e Ministrisë, por edhe që janë në favor qytetarëve të Kosovës por edhe atyre të Malit të Zi.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close