Ndryshime në projektligjin për mësimdhënësit e viteve të 90-ta.
Për shkak të implikimeve buxhetore është dashur të bëhen disa ndryshime në projektligjin për mësimdhënësit e viteve të 90-ta. Ndryshimet parashohin që kjo kategori mos të gëzojë pension meritor, por pensionit bazë t’i shtohet shuma prej 23 deri në 53 euro. Zyrtarë të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit kanë thënë se ndryshimet janë të papranueshme, pasi që sipas tyre, projektligji i ndryshuar është fyes për mësimdhënësit e asaj kohe,njofton RTKLive
Në mbledhjen e fundit të Komisionit për Arsim, kryetari i komisionit, Ismail Kurteshi, theksoi se ndryshimet në këtë projektligj janë bërë duke u bazuar në sugjerimet që janë marrë nga Qeveria, përkatësisht nga Ministria e Financave dhe faktorët ndërkombëtarë.
“Të gjitha informatat dhe sugjerimet i kemi mbledhur prej faktorëve të brendshëm, që janë ministritë dhe qeveria, po ashtu dhe të faktorëve të jashtëm që kanë ardhur për të na konsultuar, edhe pse ne si kemi ftuar, si përfaqësuesit e Bankës Botërore, Komisionit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në kemi ardhur në ketë përfundim.”
Ndërkaq, kryetari i Sindikatës se Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, i tha Radio Kosovës se kundërshtojnë këto ndryshime dhe theksoi se përveç versionit final nuk do të pranojnë as një ndryshim në ketë projektligj.
“Ne si sindikatë do ta njoftojmë edhe kryeministrin e vendit sepse ai me qeverinë e ka votuar siç ka qenë versioni i parë. Dhe për në formën siç është prezantuar tani, është i pa pranueshëm, dhe do ta bëjmë publike dhe do t’i thërrasim edhe punëtorët e arsimit të reagojnë kundër tendencës për degradimin e punëtorëve dhe ligjit”, tha ai.
Comments are closed.