Advertisements

Nga kush e morën zogjët zogjtë artin e ngjyrosjes së vezëve?

Loading...

ATSH-AFP/ – Dinozaurët i bënin vezët me njolla apo të ngjyrosura për t’i fshehur nga sytë e grabitqarëve, një teknikë kamuflazhi që e kanë transmetuar tek zogjtë, sipas një studimi të shfaqur të mërkurën në revistën “Nature”.

Kjo u arrit me anë të analizës me spektroskopi të 18 copëzave të guaskave të vezëve të dinozaurëve. Të zgjedhura nga përfaqësuesit e grupeve kryesore të dinozaurëve, këto fosile ruhen në disa muze në SHBA, Tajvan dhe Gjermani.

Studiuesit, nga universitetet amerikane dhe gjermane, në këtë mënyrë arritën të zbulojnë gjurmët e pigmenteve që krijonin motive të njollave dhe ngjyrave në vezët e të gjithë Maniraptorëve, një grup dinozaurësh të vegjël dykëmbësh nga të cilët rrjedhin edhe zogjtë.

“Për shumë shekuj, mendonim se vezët e ngjyrosura ishin veçori e zogjve. Por ashtu si për pendët dhe për pirunin (kocka në formë piruni që ndodhet në gjoksin e zogjve), tani e dimë që ngjyra e vezëve është shfaqur tek dinozaurët para se të shfaqej tek zogjtë”, theksoi Mark Norell i Muzeut amerikan të historisë natyrore. /

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close